Menaxheri i grupit të njohur “Babastars”, Dekorim Sahiti, ka rezultuar pozitiv në analizën për Covid-19.
Lajmin e ka bërë publik vetë menaxheri nëpërmjet llogarisë së tij në facebook.
Ai tregon se është infektuar nëpërmjet kontaktit me personat e prekur, ndërkohë që pohon se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Postimi i plotë:
“Te nderuar miq,
Si rezultat i testimit nga gjurmimi i kontaktit, une sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas heqjes se masave restriktive, ndoshta ka qene e pritshme per shkak te natyres se punes sime qe te vihem ne kontakt me virusin. Menjehere, une jam veteizoluar dhe jam ne gjendje te mire shendetesore.
Aq sa jam shqetesuar per kete lajm aspak te mire, me shume me shqetesoi fakti se shume shpejt jane perhapur dezinformata dhe te paverteta ne lidhje me restaurantin Momo, pronar i te cilit jam un
Ju njoftoj se vetem une kam rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe jo stafi i restaurantit Momo. Cfaredo informate tjeter eshte e pavertete dhe dashakeqe! Une nuk kam pasur kontakt te afert me stafin, por tashme besoj se IKSHP do t’i testoj ata, njejte si edhe kontaktet e mia te tjera.
Momo eshte dezinfektuar 2 here gjate diteve te kaluara dhe do te dezinfektohet prape sonte. Ne cdo kohe, stafi eshte i pajisur me mjete mbrojtese, maska, doreza dhe dezinfektues. Keshtu do te vazhdoje edhe me tutje, gjithmone sipas rekomandimeve te eksperteve dhe te IKSHP-se.
Shpresoj shume se numri i te prekurve nga Covid-19 do te zvogelohet ne ditet ne vijim dhe se do ta kalojme kete pandemi sa me lehte qe eshte e mundur. Deri atehere, ju uroj juve dhe te dashurve tuaj shendet dhe siguri. Real news