Dekorim Sahiti, vëllai i stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, dhe njëkohësisht menaxheri i grupit ‘Babastars’ ka qenë në një lidhje live në emisionin ‘Ftesë në 5’, ku ka treguar se si ka shkuar gjithçka që prej momentit kur mori lajmin se ishte i infektuar me ‘Covid-19’.
Dekori pohoi se është vetizoluar prej ditësh dhe shtoi se lajmin ia dha të parit shokut të tij, Getoar Selimit, i cili ishte shqetësuar për shëndetin e tij njëjtë si gjithë miqtë e tjerë.
I pyetur nga Bieta se cili ishte reagimi i parë i Valdrinit, teksa Dekori i tha se ishte infektuar, ai tregoi se stilisti e priti me të qeshura dhe duke përdorur shprehjen e tij “Katastrofë”.
Ai theksoi se në rrethin e tij miqësor, por dhe të punës nuk ka asnjë të infektuar dhe se vetë ai nuk ka marrë asnjë medikament mjekësor përveç çajrave të ndryshëm dhe lëngjeve.