Pas kultivimit të marijuanës, Jim Belushi hap kafenenë me emrin tipik shqiptar

0
261

Aktori i famshëm i kinematografisë, Jim Belushi është një nga aktorët më të mëdhenj me origjinë shqiptare, i cili gjithmonë e ka pranuar prejardhjen e tij me krenari.

Aktori ka vendosur të hapë një lokal në fermën e tij në Oregon, teksa emrin e lokalit e ka vendosur në gjuhën shqipe.

“Ëngjëll Cafe” është emri i lokalit të Jim Belushit, ndërsa ka postuar edhe një foto në rrjetet sociale.

Të shumta kanë qenë komentet e shqiptarëve pas fotos, të cilat i përgjigjeshin me simbolin e flamurit tonë kombëtar.

Rikujtojmë se Belushi është larguar nga kinematografia për t’u përkushtuar te kultivimi i marijuanës në fermën e tij.

Real News