Menaxhimi i situatës së reshjeve intensive, Komiteti i Mbrojtjes Civile në gatishmëri

0
58

Komiteti i Mbrojtjes Civile u mblodh sot për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet me intensitet të lartë gjatë orëve të fundit, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha në një postim në rrjetet sociale se në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës rreziku për përmbytje është edhe më i lartë, por edhe në bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier.

Peleshi theksoi se “me kryetarët e bashkive dhe prefektët e këtyre qarqeve rakorduam planin e masave parandaluese dhe lehtësuese për menaxhimin e situatës edhe në orët në vijim, që sipas parashikimit të motit do të jenë me reshje të shumta”.

“Jemi çdo minutë në monitorim të situatës. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për çdo nevojë të pushtetit vendor dhe qytetarëve”, tha Peleshi.

/k.s/j.p/