Merr flakë bombula e gazit në lagjen Emin Matraxhiu në Elbasan

0
120

Një bombule gazi ka marrë flakë në lagjen Emin Matraxhiu në Elbasan. Bombula e gazit ishte vendosur ne ballkonin e banesës ku jetonin dy të moshuar.

Kanë qenë efektivët e forcave Shqiponja që kanë dëgjuar shpërthimin dhe menjeherë kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin me mjete rrethanore. Me mberritjen e zjarrfikesve situata është normalizuar duke fikur totalisht zjarrin pa shkaktuar dëme./Elbasani flash