Merr fund zyrtarisht. Eriksen dhe Interi zgjidhin konensualisht kontratën

0
137

Kjo foto foto që shihni do të jetë e fundit e shkrepur me Christian Eriksen me fanellën e Interit.
Është vizita që mesfushori danez bëri pasi u operua dhe vuri defribilatorin në zemër dhe që prej asaj dite, ai nuk e ka veshur fanellën dhe as nuk do ta bëjë më zyrtarisht.

Me një aparat të montuar në zemër, në Itali është e ndaluar të luhet dhe kështu rruget mes palëve ndahen por lidhja do të jetë e vërtetë dhe e paharrueshme.

Kështu Interi ka bërë të ditur se ka gjetur marrëveshje për zgjidhjen konsensuale të kontratës së Christian Eriksen.
“Klubi dhe e gjithë familja Nerazzurrë e përqafojnë lojtarin dhe i urojnë më të mirat për të ardhmen e tij.

Edhe nëse sot rrugët e Interit dhe Christianit ndahen, një lidhje e fortë do të mbetet dhe momentet më të mira, golat dhe fitoret, përqafimi i tifozëve jashtë San Siros në festimin e Scudettos: gjithçka do të mbetet gjithmonë e fiksuar në historinë e Nerazzurrëve, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi zikaltër.

Tashmë Eriksen mund të luajë sërish futboll dhe thuhet se do ta rinisë nga vendlindja, me fanellën e Odense por edhe në Holandë lejohet të luhet me defribilator në zemër./Ora News/.