“Messi në Inter? Conte s’ka nevojë në ekip për yje”

0
233

Karl-Heinz Rummenigge ka komentuar transferimin e mundshëm të Lionel Messit te Inter në Itali.

Ai beson se suksesi i një ekipi nuk vjen duke blerë yje si Leo, por duke gjetur futbollistë cilësorë që janë të gatshëm të japin gjithçka për skuadrën.

Shembulli më i mirë është Alphonso Davies, nga një lojtar jo i njohur ditë pas dite po shndërrohet në një ndër mbrojtësit e majtë më të mirë në botë, dhe shkëlqimi kundër Barcelonës në Champions League tregon më së miri atë që thotë Karl-Heinz Rummenigge.

“Messi te Interi? Unë nuk i di planet e klubit zikaltër. Interi po shkon shumë mirë. Fitoi me siguri në Gjermani, kundër Leverkusen. Conte ka tashmë një ekip shumë të mirë në dispozicion. Gjëja e rëndësishme nuk është të blini yje, por lojtarët që vijnë të jenë të mirë dhe t’ju përforcojnë si ekip”, tha Rummenigge për “Sky Sport”. /Gazeta Express/