Mësuesit nuk kanë marrë pagat e Nëntorit, Nuk u janë likuiduar as orët suplementare

0
131

Sindikata e arsimit ka denoncuar se mësuesit nuk kanë marrë pagat e nëntorit ndërkohë që sipas tyre arsimtarëve nuk po u mbulohet fatura e plotë e shpenzimeve për transportin. Ata kërkojnë nga ministria e Arsimit likuidimin e orëve suplementare dhe rikthimin e shpërblimit në fundvit pasi gjatë pandemisë puna e tyre është vështirësuar.

Pagat e mësuesve për nëntorin u vonuan me dy javë nga data e përcaktuar, por veç kësaj, sindikata dhe mësuesit ankohen për probleme të tjera financiare.

Orët suplementare dhe pagesat për mësuesit që u angazhuan në provimet e lirimit, ende nuk kanë kaluar në llogarinë e mësuesve.

“Ka dhe mësues që janë angazhuar në menaxhimin e provimeve të cilët nuk janë likuiduar akoma.”

Edhe transporti i mësuesve nuk është i rregullt pasi sindikata e pavarur thotë se mësuesve nuk u mbulohen shpenzimet e plota

“Zyra Vendore Arsimore e Shijakut, Zyra Vendore Arsimore e Sarandës dhe zyra të tjera të cilat ende kanë disa muaj pa paguar transportin e mësuesve nga vendbanimi i tyre në shkolla.”

Një ndër kërkesat kryesore është shpërblimi i fundvitit për të gjithë mësuesit.

“T’i shpërblejnë mësuesit për fundvitin dhe t’i jepet një shpërblim serioz që do të ishte deri në 50 mijë lekë të reja për arsye të vështirësive që mësuesit kanë pasur gjatë pandemisë.”

Mes rrezikut të pandemisë në klasa, arsimtarët duhet të përballen çdo ditë edhe me vështirësitë ekonomike që ua bëjnë punën më të vështirë.

Mësuesit nuk kanë marrë pagat e Nëntorit, Nuk u janë