Meta priti Ballën, Bardhi: Trekëndëshi i Bermudës konsultohet çdo ditë, reagon presidenca

0
104

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas takimit në presidencë mes kreut të Shtetit Ilir Meta dhe përfaqësuesit të maxhorancës Taulant Balla në lidhje me caktimin e një date për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Bardhi shprehet se nuk është aspak i habitur pasi sipas tij konsultimet mes Trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë edhe pa prezencën e kamerave. “Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i rradhës para kamerave”, shkruan Bardhi

Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i rradhës para kamerave.

Pas kësaj deklarate ka reaguar zëdhënësi për media i presidentit Tedi Blushi. “Ç’na polli belaja me këtë! Ai ka të drejtë të takohet fshehurazi me kryetarin e shumicës në Kuvend, ndërsa ne nuk duhet ta takojmë ditën dhe me kamera. Çudi e madhe!”, shkruan Blushi.

Pas takimit Meta tha se s’ka pasur ftesë zyrtare për asnjë parti, por takimin me Ballën tha se ishte një kërkesë informale për një konsultë. Sikurse u shpreh dhe Meta, shqetësimi i këtij të fundit ka qenë bojkotimi i mundshëm i zgjedhjeve të pjesshme nga ana e shumicës parlamentare. Presidenti ka bërë me dije se nuk do të konsultohet me partitë e tjera politike për datën në zgjedhjet e pjesshme lokale. /abcnews.al