Ministri i Shëndetësisë së Meksikës Dr. Jesus Grajeda ka humbur jetën si pasojë e Covid-19, ka njoftuar guvernatori i kryeqytetit Chihuahua.
Dr. Jesus Grajeda ka qenë i shtruar në spital prej 2 javësh, por gjendja e tij u përkeqësua dhe nuk arriti të fitonte betejën me virusin.
“Nuk kam fjalë për të shprehur të gjitha ndjenjat e mia në këtë moment, përveç trishtimit të thellë,” ka shkruar guvernatori i Chihuahua, Javier Corral në “Facebook”.
Me më shumë se 385,000 raste të konfirmuara dhe gati 43.500 vdekje, Meksika ka numrin e katërt më të madh të vdekjeve në botë nga koronavirusi. Amerika Latine është rajoni më i ndikuar nga pandemia e koronavirusit.
Ora news