Universitetet do të kenë mundësi të shndërrohen në institucione publike të pavarura. Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila tha se janë përcaktuar të gjitha kriteret ligjore. Ndonëse ligji i parashikon institucionet publike të pavarura, mungonin kriteret që një universitet të kërkonte të kthehej në këtë formë, kritere të cilat tashmë janë parashikuar ditën e sotme nga një vendim i Këshillit të Ministrave.

Sipas ministres, kjo formë do t’i ndihmojë universitetet për të rritur cilësinë si edhe për të investuar më shumë në kërkimin shkencor, pasi sipas kritereve të përcaktuara nëse universitetet aplikojnë për të marrë statusin e institucionit publik të pavarur do të jenë jo fitimprurëse

  • “Me vendimin që morëm sot do kemi edhe një formë të re të institucioneve që do jenë institucionet e arsimit të lartë publike të pavaruara. Me vendimin e Këshillit të Ministrave kemi përcaktuar të gjitha kriteret por dhe të gjitha procedurat dhe dokumentacionet që duhen për ta transformuar.
  • Ky vendim që kemi marr sot jo vetëm që përmbush kuadrin ligjor por është në përputhje me strategjinë kombëtare për arsimin, por edhe i jep fleksibilitet për financat dhe kërkimin shkencor. E kemi konsultuar këtë vendim edhe me përvojat në vendet e tjera. Me këtë vendim jo vetëm që e plotësuam kuadrin e arsimit të lartë, por për të rritur edhe cilësinë e arsimit të lartë. Do jenë jo fitim prurëse. Kontribut për të pasur edhe më shumë fleksibilitet por edhe cilësinë”, tha Kushi
 

Ministrja e Arsimit i ka bërë thirrje studentëve që të aplikojnë për bursat.

  • “I bëj thirrje studenteve që të aplikojnë për bursa studimi. Është fjala për bursat e studimet që janë të barasvlershme me pagën minimale dhe janë parashikuar për ata studentë që plotësojnë 3 kritere kryesore. Studentët që kanë mbaruar me të gjitha 10 dhe kanë marrë minimumi 9.5 në provimet e maturës, në secilin prej provimeve. Përfitojnë ata që pavarësisht mesatares kanë marrë një nga tre çmimet e para në olimpiadat ndërkombëtare.  Po kështu ajo që është më e rëndësishme ata studente që kanë zgjedhur të astudiojnë në programet prioritare dhe me mesatare mbi 8.5. Pra ata që janë regjistruar për programet e mësuesisë, bujqësisë apo edhe turizmit. Do ti ftoja studentët të përfitojnë këto bursa dhe përjashtim nga tarifat. Thirrja është de hapur deri në fund të janarit. Deri në 15 janar studentët marrin numrin e matrikulimit”, theksoi Kushi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu