Mister fati i 26-vjeçarit/ Kërkuan për tre ditë makinën që dyshohej se ra në Seman, RENEA nuk gjen asnjë gjurmë

0
63

Policia e Fierit dhe RENEA kanë mbyllur pa sukses kërkimet në lumin Seman pas ditës së tretë të kërkimeve në lidhje me një automjet tip “Golf”. Mjeti me drejtues shtetasin Mateo Lika dyshohej se pas një aksidenti me bordurën anësore të urës së Mbrostarit mëngjesin e të dielës ndërsa nuk dihet akoma fati i 26 vjeçarit që drejtonte mjetin.

Forcat speciale RENEA kërkuan për tre ditë në shtratin e lumit Seman me paisje të ndryshme nga ajri dhe uji në gjithë shtratin e lumit por nuk kanë gjetur asnjë shenjë të mjetit.

Nuk ka akoma informacion nëse policia do të bazohet në ndonjë pistë tjetër hetimi.