Mjekët, viktima mashtrimi! Denoncojnë në polici përdorimin e imazhit për reklama barnash popullore

0
48

Mashtrimi kompjuterik duket se nuk po njeh limite.

Pre e tij kanë rënë edhe mjeke të njohur  në Shqipëri, specialistë për sëmundje të caktuara e me popullaritet të gjerë. Shpesh e gjejnë veten nëpërmjet fotove tw tyre të shpërndara nëpër rrjete sociale duke  promovuar ilaçeve apo barna të ndryshme popullore pa dijeninë e tyre dhe duke mashtruar popullatën se bar që promovojnë bën mrekullinë duke i zhbllokuar koronare, duke larguar tumore apo sëmundje të tjera nga organizimi. Disa prej tyre i janë drejtuar edhe policisë.

Në shumë raste janë domain që nuk hapen në Shqipëri por vende të rajonit çka e vështirëson identifikimin e tyre. Por  Shefi i sektorit të mashtrimi kompjuterik shpjegon se në çdo rast që merren të dhëna personale, mjafton të bëhet denoncimi pasi prokuroria dhe policia nëpërmjet gjurmueshmërisë arrijnë tek abuzuesi

Duhet të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve për të denoncuar, pasi sipas nenit 186 A në kodin penal për falsifikimin  kompjuterik parashikohet burg  nga 3 deri në gjashtë vjet  për abuzuesit me të dhëna personale .

Top Channel