Mjeshtre e ‘Counter Strike’, 19-vjeçarja shqiptare bëhet ‘faktor’ në botën e videolojërave

0
119

Rinese Maxhuni është gjimnazistja shqiptare në Gjermani, e cila po bëhet ‘faktor’ në botën e videolojërave. Në lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se ky pasion i lindi nga vëllai, ndërsa sot është mjeshtre e “Counter Strike”. Rinese ka zbuluar se ndër të tjera është edhe një nxënëse shumë e mirë me mësime.

“Kur unë kam filluar të luaj, nuk ka pasur shumë vajza. Ka pasur disa por nuk i kam njohur, ndërsa tani edhe shoqërohem me disa. Fakti që unë i terrorizoj djemtë, ka qene pak tmerruese. Unë luaj dhe fitoj shumë lojëra kundër shqiptarëve.

Unë nuk e kam menduar, por nëse bëhem profesionale ose nëse do luaj mirë këtë lojë, ndoshta do të marrë pjesë në gara ndërkombëtare, ose ndoshta do marrë pjesë në skuadrën time me vetëm vajza. Por synim dhe plan të caktuar nuk kam pasur asnjëherë.

Unë luaj deri në 4 orë në ditë, mësoj dy deri në tre orë në shtëpi. Por fakti që unë përqendrohem në shkollë në mësim dhe nuk kam shumë nevojë se i kuptoj menjëherë në orën e mësimit”, u shpreh ajo.