Monitorime nënujore në parkun kombëtar detar Karaburun-Sazan

0
253

Stafi i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë së shpejti do të jetë gati për të asistuar dhe realizuar edhe monitorime nënujore në parkun kombëtar  detar Karaburun-Sazan.

ADZM Vlorë bën të ditur se “po vijon asistenca e projektit të UNDP Albania për rritjen e kapaciteteve të stafit të parkut kombëtar detar Karaburun Sazan . Në vijim të protokolleve të monitorimit shkencor, së shpejti stafi do të jetë gati për të asistuar dhe realizuar edhe monitorime nënujore në zonë “.

Pjesë e grupit që po trajnohet është stafi i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, staf dhe studentë të Universitetit të Vlorës, dega Biologji.

Kursi intensiv i zhytjes ofrohet falë një bashkëpunimi dhe me kontributin e përbashkët të projektit të UNDP Albania për Zonat e Mbrojtura, Federata Shqiptare e Zhytjes dhe Federata shqiptare e Shpëtimit në Ujë.

atsh