Morata përshëndetet me Juventusin: Një nga aventurat më të bukura në jetën time

0
65

Alvaro Morata do të kthehet tek Atletico Madrid pasi kontrata e huazimit me Juventusin mbaroi.

“Një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur në jetën time ishte të kem mundësinë të vesh këtë fanellë, por edhe më shum të kem mundësinë t’u tregoj fëmijëve të mi se çfarë do të thotë Juventus si formë jete dhe kjo është ajo që do të mbajë gjithmonë në zemër.”

Kështu nis postimi i gjatë me të cilin Alvaro Morata përshëndet botën e Juventusit, në ditën kur mbaron huazimi i tij dyvjeçar nga Atletico Madrid.

“Edoardo ka lindur në Torino dhe jam krenar për këtë. Faleminderit të gjithë shokëve të mi, stafit dhe drejtorëve, punonjësve të magazinës, fizioterapistëve, mjekëve dhe të gjithë njerëzve që punoni në prapaskenë shumë orë për ne. Faleminderit shumë, jeni njerëz të mrekullueshëm!

Ju fansave ju faleminderit shumë për mbështetjen tuaj dhe një gjë është e qartë, unë e kam mbrojtur gjithmonë këtë fanellë me të gjitha forcat e mia dhe të jem gjithmonë një lojtar i Juventusit, faleminderit për gjithçka deri në fund”./ h.ll/abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu