Njoftim për publikun
Në funksion të njoftimit të publikut dhe medias komunikohet se :
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kërkesën për gjykimin e çështjes penale nr.833/1, i vitit 2009 në ngarkim të të pandehurit Florind Ismail Shabani, i akuzuar për veprën penale “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 78/1 e 25 i Kodit Penal, me viktimë shtetasin Roland Rexhepi.
Në përfundim të shyqrtimit gjyqësor të kërkesës, Prokuroria e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kërkoi: Deklarimin fajtor të të pandehurit Florind Ismail Shabani dhe dënimin e të pandehurit me 21 (njëzet e një) vite burgim.
Bazuar në nenin 406 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimtar të të pandehurit Florind Ismail Shabani me 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup prej tre gjyqtarësh bazuar në vendimarrjen e shumicës, vendosi: Deklarimin fajtor të të pandehurit Florind Ismail Shabani për kryerjen e veprës penale të “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni, dënimin e të pandehurit me 18(tetëmbëdhjetë) vite burgim.
Bazuar në nenin 406 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimtar të të pandehurit Florind Ismail Shabani me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
14 vite më parë, në 2009 policia e Elbasanit identifikoi dy prej autorëve pjesëmarrës në këtë krim.
Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj, u arrestuan më herët në 2009 dhe dënuan në vitin 2012 nga gjykata e Elbasanit, përkatësisht me 25 dhe 23 vite burgim dhe aktualisht vijojnë të qëndrojnë në burg.
Ndërsa Florind Shabani alias “Paçuku”, për herë të parë është lokalizuar dhe arrestuar në 2021 në burgun “Augsburg-Gabligen” në Gjermani, ku vuante një dënim për akuzën e “Kryerjes së Marëdhënies seksuale me dhunë”.