Kafeja është një pije e nevojshme për shumicën e njerëzve që të zgjohen në mëngjes. Megjithatë, të shumtë janë ata që e kombinojnë kafen e tyre, çfarëdo qoftë ajo me qumësht. Shumë njerëz mendojnë se qumështi i jep një shije më të lehtë dhe më të shijshme kafesë së tyre.

Megjithatë, sipas hulumtimeve, kombinimi i kafesë dhe qumështit ka efekte negative në shëndet.

1. Kombinimi i kafeinës dhe kazeinës (proteina e qumështit) krijon mpiksje në stomak që treten shumë vështirë. Kështu kafeja me qumësht jo vetëm që nuk bëhet më e lehtë, por mund të shkaktojë edhe intolerancë.

2. Qumështi në kafe shkakton nxjerrjen e kalciumit nëpërmjet urinës, ndërsa rrit sekretimin e kalciumit në zorrë.

3. Kafeja e pastër nuk përmban kalori dhe yndyrë. Kur kombinohet me qumësht, atëherë rritet numri i kalorive dhe yndyrave të panevojshme që konsumojmë, veçanërisht kur pimë shumë kafe çdo ditë. /abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu