“Mos rreziko”, Ambasada britanike thirrje të rinjve shqiptarë: Mos tentoni të largoheni, mund të humbni jetën nga moti keq

0
50

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë u ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që mos largohen me gomone në Angli.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada britanike shkruan se moti është i keq dhe të rinjtë që mund të marrin këtë rrugë, mund të humbin jetën.

“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit. Mos rreziko!”- shkruhet në postimin e bërë nga ambasada britanike në Tiranë.

Kujtojmë që në Britani prej disa kohësh është bërë diskutim emigrimi i paligjshëm, e ku shpesh theksi është vënë tek shqiptarët.

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka nënshkruar një marrëveshje me kryeministrin shqiptar Edi Rama për kthimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë..