Mot i keq në Kukës, rënie gurësh dhe dherash në akset nacionale dhe rurale, ja ku shfaqet më problematike situata

0
60

Kukësi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, intensiteti i tyre pritet të shtohet edhe më shumë gjatë mesditës sipas meterologëve.

Ka prezencë të rënies së gurëve dhe dherave në akset nacionale dhe ato rurale, veçanërisht akset problematike janë ato të Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec, Kukës-Qaf Mali por edhe ato Krumë-Kamë-Bajram Curri e Qaf Morinë-Fierzë.

Probleme ka edhe te ujëmbledhësat vaditës në Has e Tropojë nga mbi fryrja.