Moti i keq në vend, mbetet pa energji elektrike Përrenjasi dhe Qukësi, shkak djegia e transformatorit

0
63

Moti i keq në vend ka bërë që në disa zona të vendit të mos ketë dhe energji elektrike.

Burimet bëjnë me dije se qyteti i Përrenjasit dhe ai Qukës Shkumbin kanë mbetur pa energji elektrike.

Mësohet se kjo e fundit vjen dhe si pasojë e djegies së transformatorit ku dhe po pritet për tu vendosur një i ri.

Situata në fshatra është konstante dhe nuk k probleme ne rrugë.

Reshjet e dëborës kanë mbërritur dhe në Sopot.