Moti i keq, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ankorohet në port

0
149

Për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka mbërritur në port por nuk është ankoruar. Pritet përmirësimi i kushteve të motit që të ankorohet trageti për të bërë të mundur zbritjen e pasagjerëve. Sakaq është  ndaluar dhënia  e leje-nisjes e  të  gjitha  mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.

Njoftimi i plotë:

Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  ditët  në  vazhdim  në  datën  09.12.2021  në  drejtimin  Jug-JugPerëndim  në  forcën  5-6bft  brenda gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7bft  15-20m/s  dhe  lartësi  dallge  nga  1.50  deri 2.50  metra.

  1. Është  ndaluar dhënia  e  leje-nisjes  e  të  gjitha  mjeteve  të  vogla lundruese ,  anijeve të  peshkimit  që  operojnë  jashtë  gjirit të  Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
  2. Për shkak te kushteve hidrometeorologjike tëpërkeqësuara, trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorëka mbërritur në portin e Vlorës por nuk është akostuar, po qëndron në rade, me përmisimin e kushteve hidrometeorologjike do të akostohet për të shkarkuar pasagjerët dhe automjetet.
  3. Përmirësimi  i  situatës meteorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin e  Vlorës  dhe  jashtë  saj  për  mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë  mbas  datës  09.12.2021/ 14:00. /abcnews.al