MURATAJ, DREJTIMI I GABUAR I MZSH RREZIKON EFEKTIVËT DHE QYTETARËT

0
63

Koordinatori i Bindjes Demokratike për Elbasanin Erion Murataj ka bërë një denoncim ditën e sotme lidhur me performancën e shërbimit zjarrëfikës të Elbasanit . Reagimi ka ardhur i iniciuar nga zjarri i ditës së djeshme ku në fshatin katund i ri u dogj një fabrikë sfyngjerësh. Për shkak të mungësës së kapacitetit nga zjarrëfiksja e Elbasanit në shuarjen e zjarrit u kërkua ndihmë nga stacionët zjarrëfikëse nga bashkitë e tjera. Duke vlerësuar punën e palodhur të efektivëvë të zjarrëfikëses Murataj ngre shqetësimin se sektori i parandalimit të zjarrit është më mungesa dhe i parealizuar duke rrezikuar jo vetëm jetën e qytetarëve por edhe të vetë efektivëve .

Murataj thekson se për shkak të kupolës drejtuese të përbërë nga persona që nuk kanë aftësitë e duhura punonjësit e zjarrëfikëses nuk kanë kushtet e duhura për të punuar.

Erion Murataj e mbyll fjalën e tij duke shprehur mirënjohje për të gjithë efektivet e zjarrëfikëses që shpesh rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar qytetarët.