MURATAJ I PSD NIS BETEJËN E PARË LIGJORE NË KËSHILLIN BASHKIAK ELBASAN!

0
318

Kryetari i PSD për qarkun e Elbasanit njëkohësisht anatër i këshillit bashkiak Elbasan Erion Murataj ka njoftuar ditën e sotme se tashmë ka një përgjigje zyrtare lidhur me denoncimin e bërë public pak ditë më parë për abuzim me lejen në guroren e fshatit Shelcan.

Murataj shkruan: “Me këtë kërkesë për informacion zyrtar i jam drejtuar sekretariati të Këshilli bashkiak Elbasan ditën e djeshme lidhur me një procedurë e cila qartazi la element të abuzimit ndër vite .

Paralelisht kam kërkuar në Ministrinë e Mbrojtjes gjendjen e inventarit dhe informacion lidhur me 5 tunele të cilat sipas dokumenteve zyrtare janë aset i këtij institucioni por në realitet janë zhdukur”.