Murataj: Jam me Nikollën sepse feja duhet të jetë sovrane e lire dhe e mosvarme.

0
21

Nga Erion Murataj

Unë jam shqiptar me rrënjë e me degë.
E si i tillë si do që të jetë çdo shqiptar është i imi, i joni!
Shajeni 1000 të zeza thoni nëse doni për Nikollën , ç’burrërojeni po doni ai prap ngel shqiptar.
Në çdo rast ai është duke u folur shqip atyre që deri dje besonin në gjuhën e atyre që prenë e vranë shqiptarët në Kosovë e Camëri.
Ai po ngjall një zjarr në çdo vatër ortodoksi shqiptar nga Presheva e deri në Filat e Shkup.
Po përçon vlerën më të lartë që na identifikon si komb , bashkjetesën.
Mbi besimin dhe përkatësinë fetare feja e shqiptarit është shqiptaria.
Kjo na mbajti gjallë e në këmb në 2000 vjet.
Ndaj sot teksa dëgjoj serbë e rus të linçojnë deri në OKB jo Nikollën por priftin që këkon që feja e tij në trojet e të parëve të jetë si Shqipëria e Ismail Qemalit e lirë e mosvarme dhe sovrane .
Jam me Nikollën.
Për sa kohë dheut të të parëve të mi i them atdhe e aherë po ….
Pranoj At Nikolla Xhufkën si përfaqësues moral e ligjor të shqiptarëve ortodoks .
Unë s’jam ortodoks por gjithëpranimi që Nikolla i bën sipas traditës Shqiptare të gjitha besimeve më bën sot të jem krahë tij e ti uroj:
Paç bekimin e zotit tënd Nikoll dhe suksese në besimin dhe misionin tënd .