Naftëtarët e Ballshit në grevë urie brenda uzinës

0
157

Ora 11:19 – Naftëtarët hyjnë në grevë urie brenda ambienteve të uzinës së përpunimit të naftës.

Pas mbledhjes, naftëtarët u futën në grevë urie brenda ambienteve të qendrës shëndetësore në uzinë.

Mësohet se aktualisht 10 prej tyre janë në grevë.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj, tha se indiferenca e zyrtarëve ka qenë tallëse edhe pse ata realizuan grevën e parë të urisë dhe protestuan disa herë.

Sokol Dautaj: ”Duke menduar që gjatë gjithë kësaj kohe të gjatë që naftëtarët janë në protestë, prej muajit janar ne jemi përpjekur me të gjitha format, dhe me grevën e parë të urisë, me gjithë protesat, indiferenca e tyre është tallëse. Nuk u kushton gjë atyre që të zbresin shkallët nga ministria, dhe të japin zgjidhje.

Naftëtarët në grevë urie

AIitha se janë bërë të ditura dy opsione për zgjidhjen e problemit të tyre.

Dautaj tha se fytja në grevë është akti më ekstrem, pasi naftëtarët kërkojnë bukën e fëmijëve.

Sokol Dautaj: ”Ne i kemi dhënë dy opsionet tona. Le të fillojë puna në rafineri me njerëzit e duhur që pas 6 muajsh ne mos të gjendemi sërish në rrugë. Opsioni i dytë është që të mbyllet rafineria, ne disponojmë vneidmin e gjyqit që është i formës së prerë, kërkojmë lekët, bukën e fëmijëve. Nuk kërkojmë të bëjmë politikë me grevën e urisë, është akti më ekstrem, nuk dimë çfarë të bëjmë e të kërkojmë. Këtu ka vetëm mashtrim.”

Greva e kaluar ka zgjatur rreth 12 ditë dhe naftëtarët morën vetëm 3 paga minimale.

Ora 10:57 – Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë para uzinës.

Kreu i sinidikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj, tha në fjalëne  tij se është menduar të shkohet në një grevë urie, dhe nëse realizohet do jetë i pari që do e bëjë këtë gjë.

Ai tha se edhe pse shkuan në Tiranë për një zgjdhje, zyrtarët u tallën me to.

Dautaj u kërkoi naftëtarëve që mos të bien viktimë e dikujt që duan të bëjnë show me jetën e tyre.

Sokol Dautaj: ”Kemi menduar të kalojmë në grevë urie . Ne shkuam edhe në Tiranë për një zgjidhje  dhe na tallen. Kemi vendime gjyqesh  për pagat e prapambetura qe ende nuk jane zbatuar. Ku janë lekët dhe ku është kopja e kontratës. Mos të biem viktimë e dikujt që duan të bëjnë shoë me jetën tonë.

Naftëtarët e Ballshit në protestë para uzinës

I pari në grevë do hyj vetë, duke pritur një përgjigje se ka negociuar ai me shefat e do vijë sot.  Ku i ka lekët që premtoi? Se tha nuk do hyjë askush brenda pa kaluar lekët. Rrugë e tjera janë të konsumuara. Nuk duan grevë urie ata. Ne duhet të jemi të gjithë këtu, Fieri dhe Ballshi.”

Prej dy vitesh, naftëtarët protestojnë për mosmarrjen e 20 pagave të prapambetura, si dhe kërkojnë rifillimin e punës në uzinë.