Nano: Ka rënie të trafikimit të lëndëve narkotike me 100% drejt Italisë për vitin 2021

0
130

Ditën e sotme, në Pallatin e Kongreseve u zhvillua një Konferencë e Përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të Policisë së Shtetit shqiptar dhe Policisë së Shtetit të Italisë.

Konferenca u mbajt pa përfundimit të procesit të monitorimit ajror të territorit të vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Kreu i Shtetit, Gledis Nano gjatë konferencës theksoi se prioritet ishte “veprimi i përbashkët ndërinstitucional dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për arritjen e rezultateve të qëndrueshme në drejtim të parandalimit të kultivimit të lëndëve narkotike, identifikimin, zbulimin dhe goditjen e grupeve e rrjeteve kriminale aktive, në fushën e kultivimit e trafikimit të kanabisit, si dhe vënien e autorëve të tyre para përgjegjësisë ligjore.”

Ndër të tjera Nano në fjalën e tij ka bërë me dije se gjatë vitit 2021 ka pasur një rënie me 100 % të trafikimit të lëndëve narkotike.

“Gjithsesi, puna e Policisë së Shtetit kundër kultivimit të bimëve narkotike do të konsiderohej pjesërisht e kryer, nëse nuk do t’i kushtohej vëmendje goditjes së trafikimit të saj dhe identifikimit e sekuestrimit e pasurive që rrjedhin nga ky aktivitet kriminal.

Gjatë periudhës referuese bazuar në statistikat e kolegëve italianë, kemi një rënie të trafikimit drejt tyre me 100 %, nga 911 kg në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në zero gjatë këtij viti.”

Nano bëri me dije se gjatë vitit 2021 janë kryer gjithsej 145.555 kontrolle dhe janë kryer 383.689 orë shërbimi;

-Është intensifikuar kontrolli i territorit nëpërmjet përdorimit të dronëve, ku për vitin 2021, janë përdorur 50 dronë, nga 24 të tillë të përdorur më 2019 dhe 38 përdorur për vitin 2020;

-Për monitorimin ajror janë përdorur me efikasitet helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes, ku për këtë vit janë kryer 69 orë fluturimi.

Gjithashtu ka funksionimi i sistemit elektronik “GIS-NARKOTIK”, të Policisë së Shtetit. Ky sistem ofroi të dhëna të plota dhe mundësoi raporte analitike për:

-Kontrollin e territorit;

-Informacionin e paraqitur nga agjenci të tjera ligj-zbatuese, ndjekjen dhe gjurmimin e këtij informacioni;

-Raportet e monitorimit ajror dhe gjurmimit në terren të këtyre të dhënave;

-Rastet dhe vendet e kultivimit të bimëve narkotike.

Policia ndërtoi punën e saj dhe kontrolloi personat me precedentë penal duke nisi hetimet proaktive, si më poshtë:

-Për vitin 2021 janë marrë dhe trajtuar 7023 informacione policore për kultivimin e bimëve narkotike ose 2,647 informacione më shumë se një vit më parë;

-Janë ndjekur 219 përgjime parandaluese për subjektet e dyshuara për veprimtari kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, 98 më shumë se një vit më parë;

-Janë referuar dhe ndjekur 140 procedime proaktive me metoda speciale të hetimit kundër kultivimit të bimëve narkotike, 32 procedime më shumë se një vit më parë;

-Janë evidentuar 25 raste të sekuestrimit të farave të kanabis sativa, ku janë sekuestruar 3 kg 495 gram dhe 15.397 fara të bimës kanabis sativa ose 9 raste dhe 2 kg 310 gr dhe 26,798 fara më shumë se vitin e kaluar.

Kreu i Policisë së Shtetit hteksoi se një vëmendje e veçantë i është kushtuar bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, duke e parë problematikën e kultivimit të kanabisit si një shqetësim real rajonal dhe ndërkombëtar.

” Suksesi i viteve të fundit është arritur edhe falë bashkëpunimit të shkëlqyer me partnerët italianë,” tha Nano.

Në maj 2021, Guardia di Finanza filloi fluturimet ajrore të monitorimit. Janë kryer 70 misione ajrore me 182 orë fluturimi. Në total për vitin 2021, nga monitorimi ajror, janë identifikuar dhe asgjësuar 92,428 bimë narkotike krahasuar me 58,423 bimë narkotike kanabis sativa të identifikuara dhe asgjësuara gjatë vitit 2020.

Më konkretisht, gjatë këtij viti:

– Kemi evidentuar 848 vepra penale për kultivimin e bimëve narkotike, nga të cilat 736 janë raste kultivimi dhe 112 procedime proaktive;

– Janë implikuar në këtë veprimtari kriminale 668 shtetas nga të cilët 400 janë ndaluar apo arrestuar në flagrancë;

– Janë identifikuar dhe asgjësuar 164.775 bimë narkotike, nga të cilat 20.997 në kubikë.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2020:

-U evidentuan 577 vepra penale, nga të cilat 505 ishin raste të kultivimit dhe 109 procedime proaktive;

-U implikuan 468 shtetas në veprimtari kriminale nga të cilët 284 janë ndaluar apo arrestuar në flagrancë;

-U identifikuan dhe asgjësuan 137.216 bimë narkotike, nga të cilat 18.828 në kubikë.