Natyrë e gatime tradicionale, Belshi i liqeneve po tërheq edhe vizitorë të huaj

0
118

Këtë sezon veror Belshi duket se ka fituar statusin e një qyteti turistik që gjithnjë e më shumë po preferohet jo vetëm nga vizitorët vendas por edhe ata të huaj.

Shifra e turistëve që dikur mund të arriheshin në një muaj, këtë sezon veror Belshi i ka arritur dhe tejkaluar brenda një jave. Por çfarë ofron qyteti i mbi 80 liqeneve për vizitorët.

Në pedonalen e Belshit nuk është vështirë të hasësh me turistë të huaj që me shumë dëshirë të japin impresionet e tyre.

Shtimin e fluksit të turistëve e kanë ndjerë edhe restorantet dhe bujtinat e zonës, të cilat janë fokusuar kryesisht te gatimet tradicionale.

Fluksi i turistëve ka ndikuar edhe në shtimin e kapaciteteve akomoduese në Belsh, të cilat në dy vitet e fundit thuajse janë dyfishuar.