Ndahet nga jeta kompozitori italian Ennio Morricone

0
206

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare kompozitori dhe dirigjenti italian Ennio Morricone.

Kompozitori ka ndërruar jetë në një klinikë në Romë. Një pjesë e historisë së muzikës së filmit shkon me të. Fama e tij shpërtheu falë partneritetit artistik me Sergio Leone, dhe vazhdoi me bashkëpunime të mëdha: nga Bertolucci te Carpenter.

Morricone mori dy çmime Oscar, një në 2007 dhe një në 2016. /abcnews.al