Ndryshimet në grupin parlamentar, pas përjashtimit të mbështetësve të Berishës nga partia, PD informon Kuvendin

0
161

Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë Kuvendit ku kërkon të nxjerrë jashtë grupit parlamentar deputetët e përjashtuar, mbështetës të Sali Berishës dhe zëvendësimet në Komisione.

PD i është drejtuar Kuvendit me një shkresë zyrtare ku e ka njoftuar për vendimet e marra, ku Enkelejd Alibeaj është vendosur kryetar grupi  parlamentar të PD në vend të Alfred Rushaj.

‘Pas vendimeve të Kryesisë së Partisë dhe këshillit Kombëtar të PD, në përputhje me statutin dhe Rregulloren e brendshme të Grupit Parlamentar, në përputhje me nenet 15 e vijues të Rregullores së Kuvendit, ju njoftojmë se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të datës 15.01.2022, kryetari i Grupit Parlamentar është zgjedhur Enkelejd Alibeaj,”  shkruhet në njoftimin e PD.

Ndryshimet e bëra në PD në mbledhjen e Këshillit Kombëtar më 15 janar:

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma,  zëvendëson Albana Vokshin

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka, zëvendëson  Agron Gjekmarkajn

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi, zëvendëson Flamur Nokën

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)

Ndryshimet në grupin parlamentar, pas përjashtimit të