Stuhia dimërore godet SHBA-në

0
118

Miliona amerikanë ngecën në trafik dhe mbi 150 mijë familje ngelën pa energji elektrike si pasojë e stuhisë së dëborës së madhe dhe më pas akullit.

Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se stuhia po sillte një kombinim të tmerrshëm të dëborës së madhe, breshërit dhe erërave të forta, duke prekur pjesën juglindore dhe bregdetare të mesit të Atlantikut dhe më pas u zhvendos drejt Kanadasë jugore

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se infrastruktura rrugore do të përkeqësohej edhe më shumë gjatë të martës për shkak të ngricave.

Stuhia dimërore godet SHBA-në, mbi 150 mijë familje pa energji

Transporti u ndërpre pothuajse në të gjithë shtetin e Karolinës së Veriut.

Rreth 3,000 fluturime brenda Shteteve të Bashkuara u anuluan deri të dielën në mbrëmje dhe 4200 të tjera patën vonesa.

Shtetet e Virxhinias dhe Karolinës së Veriut kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Krahas stuhisë së dëborës në Xhorxhia, Karolinën e Veriut, Virxhinia, Florida u godit nga një tornado e cila shkaktoi edhe përmbytje.

Stuhia dimërore godet SHBA-në, mbi 150 mijë familje pa energji

Në disa qarqe të shtetit, rreth 7,000 shtëpi dhe afërsisht 15,000 klientë mbetën pa energji elektrike për shkak të stuhive si edhe të paktën 28 ​​shtëpi u shkatërruan dhe 62 të tjera u shpallën të pabanueshme.