Ditët e nxehta të kësaj vere duket se kanë shtuar edhe çrregullimet dhe virozat e ndryshme te fëmijët. Veçanërisht ditët e fundit është shtuar ndjeshëm numri i fëmijëve që janë paraqitur në urgjencën pediatrike të spitalit rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.
Shefja e Peditarisë në Elbasan tregon numrin e vizitave në 24 orë, si dhe simptomat me të cilat paraqiten në urgjencë grupmosha pediatrike.
Natyrisht që mes fëmijëve që paraqiten për ndihmë mjekësore nuk mungojnë as rastet e infektimeve me Covid-19.
Fatmirësisht, nga numri total i fëmijëve të konstatuar me Covid-19 vetëm dy prej tyre kanë pasur nevojë për hospitalizm, ndërsa pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes në banesë.
Mjekët rekomandojnë që përveç konsultave dhe vizitave me mjekët, ndaj fëmijëve të aplikohen dhënia e lëngjeve dhe ushqimi me fruta e perime të stinës.