Në Universitetin e Elbasanit 2000 aplikime më pak, 6 programe studimi rrezikojnë të mbyllen

0
1004

Universiteti i Elbasanit po përballet këtë vit me numër më të ulët të aplikimeve nga ana e studentëve. Ndërkohë që numri I aplikantëve është ulur, të paktën 6 programe studimi do të mbyllen për shkak të mungesës së interesit nga ana e studentëve.

Emigrimi masiv i të rinjëve nga vendi është reflektuar në regjistrimet në Universitet.

Në Elbasan, Nga 10.500 aplikime që kishte vitin që shkoi faza e parë dhe e dytë për programet e ciklit Bachelor  në Universitetin Aleksandër Xhuvani këtë vit numëron rreth 2000  më pak.

Peçi Naqellari Zv.Rektor i universitetit A.Xhuvani shprehet se “gjendja për universitetet e arsimit të lartë ka rënë”.

Numri më i ulët i aplikimeve ka bërë që të paktën 6 programe të rrezikojnë që të mbyllen.

Peçi Naqellari: De facto janë të mbyllura, de jure ne do të aplikojmë për ti hequr nga lista e Universitetit të Elbasanit. Kemi dhe programe të cilat janë të rrezikuara.”

Universiteti Aleksandër Xhuvani, ofron këtë vit 2000 kuota të lira, ndërsa Degët e preferuara edhe për kete vit vijojnë të mbeten ato te mjeksisë, e më pak të preferuarat mësuesia.

Peçi Naqellari: Kemi aplikime të mira dhe vijueshmëri të mirë të programeve në programet e studimit të shkencave mjekësore teknike. Ka dhe problematika në lidhje me programet e studimit që kanë orjentim për mësuesi.

Një panoramë e qartë e numrit të studentëve dhe regjistrimet në të gjitha universitetet pritet ta kemi në fillim të vitit akademik.

Në Universitetin e Elbasanit 2000 aplikime më pak, 6 programe studimi

Peçi Naqellari