Nën masa të rrepta sigurie, i njohur si ‘baroni’ i drogës, Gëzim Çela ekstradohet nga Kosova në Shqipëri

0
45

Gëzim Çela i njohur edhe si “baroni” i drogës, është ekstraduar sot (07. 03. 2024) nga Kosova në Shqipëri. Çela u vu në pranga në dhjetor të vitit të shkuar në Kosovë, ku kishte gjetur strehim.

Në Shqipëri u shpall në kërkim në gusht të këtij viti pasi nuk arrestua gjatë operacionit “Flakë në det”.

Kujtojmë se më 27 shkurt Ministria e Drejtësisë njoftoi më 27 shkurt ekstradimin nga Kosova drejt Shqipërisë të kërkuarit për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, 56 vjeçarit Gezim, (Gëzim) Çelaj alias Çela, i quajtur dhe si “Baroni i drogës”.

Kjo është karta e identitetit që përdorej nga Gëzim Çela, gjatë kohës që fshihej në Kosovë, ku mbante edhe emrin Bekim Bajraktari.

“Ekstradimi i tij do të bëhet bazuar në një vendimmarrje të 11 janarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj të Kosovës, për lejimin e ekstradimit të thjeshtuar të këtij shtetasi, për shkak se ai ka dhënë pëlqimin për t`u ekstraduar drejt Shqipërisë.

Kërkesa për ekstradimin e Çelës bazohet në një vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të tetorit të vitit të kaluar, për caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal””.

Për ekstradimin e Gëzim Çelës ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Ministri Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, për bashkëpunimin e ngushtës prej disa muajsh që solli edhe finalizimin e ekstradimit të kreut të një organizate kriminale.

“Përgëzoj Policinë e Shtetit Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë disamujor që u finalizua me ekstradimin e kreut të një organizate kriminale, i cili ishte i prej shumë vitesh i kërkuar nga drejtësia. Ky bashkëpunim po intensifikohet çdo ditë me agjencitë partnere kudo, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”, shkruan Balla në Facebook.

/abcnews.al/