Nëna i mbyllte në banesë dhe shkonte në punë, si u rrëzua nga kati i katërt e mitura në Sarandë

0
116

Një 11-vjeçare është rrëzuar nga kati i katërt ditën e sotme në Sarandë dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

E mitura dyshohet se ëshrë rrëzuar aksidentalisht, ndërsa në momentin e ngjarjes ka qenë në banesë me vëllanë e saj.

Burime bëjnë me dije se vajza ka tentuar të kalojë nga ballkoni në shesh pushim kur është rrëzuar.Gjithashtu mësohet se nëna e tyre i kishte lënë brenda në banesë, pasi shkonte për në punë. /abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu