Nepotizëm edhe në DVP Elbasan!

0
52

Veç probleme të shumta të evidentuara sa i takon zbatueshmërisë së ligjit në Drejtorinë e policisë së Elbasanit vërehen edhe raste të nepotizmit. Edhe pse ligji shqiptar për punësimet në shtet e ndalon punësimin e të njëjtëve anëtar familjeje në të njëjtin sektor kjo nuk zbatohet në drejtorinë e Elbasanit, pasi vërehen punësime të personave me lidhje gjaku (vëllezër) në të njejtin sektor, atë të rendit.
Gjatë muajve të fundit personelit të policisë së Elbasanit i janë bashkuar “efektivë” të rendit të cilët në pjesën më të madhe rezultojnë se veçse kursit disa mujor të akademisë lënë për të dëshiruar në njohuritë e përgjithshme mbi zbatimin e ligjit dhe etikës, madje shumë prej efektivëve që punojnë në terren veç vendosjes së gjobave nuk kanë as aftësi komunikuese.

Çdokush që jeton në Elbasan ka hasur në arrogancën e dy vëllezërve policë në drejtorinë e Elbasanit të cilët qartazi duket se nuk kanë njohuritë e duhura për të ushtruar këtë profesion dinjitoz. Natyrshëm çdo qytetar i Elbasanit pranon ndëshkimin administrativ kur nuk respekton sinjalistikën rrugore por ajo që askush nuk toleron është arroganca dhe e folura harbute e një efektivi të cilin duke qenë se jeton në një qytet të vogël si Elbasani të gjithë ia njohin prejardhjen dhe aftësitë për të ushtruar këtë detyrë.
Nuk janë të pakta rastet kur qytetarët hasin në sjellje të pahijshme të punonjësve të policisë të cilet shpesh harrojnë se paguhen nga taksat e qytetarëve dhe e kanë detyrë ligjore zbatimin e etikës dhe komunikimin me publikun.