Nga arrestimi, arratia dhe dasma luksoze në Maldive, si mori fund aventura e Fjolla Morinës

0
161

Policia e Kosovës arrestoi ditën e sotme këngëtaren e njohur Fjolla Morina, e cila ndodhej prej disa muajsh në arrati. Historia nisi me 10 Shtator kur këngëtarja u kap me dy armë zjarri me vete në pikën kufitare në Morinës, bashkë me të cilën ndodheshin dhe partneri i saj, Fisnik Sula dhe shoferi Fitim Muji.

Këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip “Audi Q7” ndërsa iu gjet një armë në çantë dhe një në bagazh. Ajo pranoi autorësinë dhe tha se armët, që siç ka deklaruar ajo, i kishte harruar në çantë, i kishte dhuratë nga një mik i saj që nuk jetonte më. Gjykata më pas vendosi arrest shtëpiak për Morinën për shkak të vajzës 5 vjeçare.

Në fillim u raportua se organi i akuzës kishte kërkuar “arrest në shtëpi” pas dyshohej se këngëtarja ishte shtatzënë, por nuk ishte e vërtetë. Ajo qëndroi në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj përpara se të arratisej. Gjatë kësaj periudhe, këngëtarja ka shijuar në maksimum jetën luksoze me partnerin e saj.

 

Ata udhëtuan drejt Dubait dhe më pas drejt Maldives në muajin Mars ku dhe i thanë “Po” njëri-tjetrit. Nuk munguan as fotot në rrjete sociale nga ceremonia e mbajtur në vendin luksoz që u komentua gjatë në media. Pak ditë më pas, me 25 Mars gjykata e Kukësit dha vendimin duke dënuar me 6 vite burg për trafikim armësh.