Nga levreku me “qumësht tigri” tek brioshi me ton . Ja çfarë “u serviri” mbreti i Spanjës liderëve të NATO-s

0
128

Në darkën zyrtare të shtruar nga Mbreti i Spanjës dhe Mbretëresha Letitia në Pallatin e Madridit për liderët e vendeve anëtare në NATO kishte shumëllojshmëri ushqimesh.

Shefi i famshëm madrilen Paco Ronthero realizoi menunë e darkës së Samitit të NATO-s mbrëmjen e djeshme.

Darka filloi me një shumëllojshmëri prej 13 mezesh. Lista e mezeve përfshinte ullinj, briosh me ton të kuq dhe mustardë të stilit të vjetër, levrek me “qumësht tigri” (salcë e famshme e kuzhinës peruane), picania viçi, karavidhe me vaj ulliri dhe grejpfrut rozë, grejpfrut me grejpfrut romesco, taco me mish viçi të ëmbëlsuar dhe salmon të tymosur.

Nga levreku me "qumësht tigri" tek brioshi me ton . Ja