Problemet për çiftin e famshëm mediatik, Wanda Nara dhe Mauro Icardi nuk kanë të sosur. Viti 2021 do të mbahet mend gjatë prej tyre teksa sapo kaluan krizën e rëndë në çift për shkak të flirteve të sulmuesit me modelen argjentinase China Suarez, tani përpara kanë një tjetër telash
Bëhet fjalë për një denoncim nga Argjentina kundrejt firmave që zotëron çifti, të cilat janë disa dhe për disa fusha.
Firma e tyre, World Marketing Football SRL, është paditur për pastrim parash, dhunë institucionale dhe korrupsion struktruror teksa padia është bërë në Argjentinë nga Fernando Miguez.
Pastrimi i parave përfshin edhe firmat e tjera, kësaj radhe në zotërim të Wanda Naras, si ato të veshjeve apo prodhimeve cosmetike me emrin e saj.
Akuza është për mënyrën e përdorimit të parave brenda bizneseve ku pagesat behen vetëm një pjesë në bankë dhe pjesa më e madhe cash, duke shmangur kështu deklarimet dhe gjithashtu shmangie e taksave.
Disa akuza janë edhe për fryrje të transaksioneve me qëllim që paratë e fituara ilegalisht ose të mosdeklaruara të bëhen legale nëpërmjes këtyre mashtrimeve siç thuhet në denoncim.
Akuza është e rëndë por për momentin, çifti i njohur nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar./Ora News/.