Nga Orikumi deri në Llogora/ Aty ku mali shkrihet me detin

0
296

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli përcolli sot pamje fantastike të bregdetit nga Orikumi e deri në Llogira, duke ftuar qytetarët të provojnë destinacione të reja të pazbuluara.

“Në mungesë të aktiviteteve tona të përvitshme, në çelje e vijim të sezonit turistik, menduam të jemi të dobishëm ne një formë tjetër, duke ju orientuar drejt destinacioneve te reja që nuk i mungojnë qytetit”, shprehet ai.

Bashkia e Vlorës ka nisur guidën e fshatrave përreth Vlorës, për t’iu dhënë një tjetër ritëm ditëve të pushimit.

“Mos qëndroni vetëm nën çadër, udhëtoni me ne! E kemi nisur me Tragjasin e Vjetër e të Ri, fshatin e shkollës historike, shtëpive të gurit, natyrës se mrekullueshme, historisë e bulmetit të shkëlqyer”, u shpreh Leli.

Ndërkaq, Orikumi është pika ku deti futet më thellë rrëzë malit si për t’i dhënë përqafimin e jetës. Aty ka kodra që ngrihen radhë-radhë dhe mali në anë sipër Dukatit dhe në krah Llogoraja mjaft e dashur për turistët duket sikur kap qellin me dorë dhe shikon horizont të pamat.

Atsh