19.4 C
Elbasan

Fundjava në plazh, numër i lartë pushuesish

E shtuna dhe e diela kanë rritur ndjeshëm numrin e pushuesve në bregdet. Shtetasit nga Kosova i qëndrojnë ende besnik bregdetit të Adriatikut, ku Durrësi dhe Shëngjini mbesin më të frekuentuarit. Paralajmërimet për zbatimin e masave antikovid duket se nuk kanë gjetur vend.

E diela ka shënuar një fluks të shtuar të pushuesve në bregdet. Në Shëngjin duket sikur pandemia është harruar.

Moti i ngrohtë me temperatura të larta solli dyndje qytetarësh drejt bregdetit e këtë e tregon dhe trafiku i rënduar përgjatë superstradës Milot-Lezhë si dhe në rrugën drejt Shëngjinit.

Fluksi i automjeteve që vinin kryesisht nga Kosova ishte shumë i lartë, duke krijuar trafik të rënduar gjatë orëve të paraditës.

Shtetasit e Kosovës vijojnë t’i mbeten besnik bregdetit të Shëngjinit, duke sjellë shpresë për turizmin në këtë zonë.

“Kam 6 ditë që kam ardhur. Gjithçka është super. Ne kemi ardhur nga Gjilani.”

Edhe në Durrës situata është e njëjtë.

“E kemi më afër. Edhe pse është pak frika nga virusi por fëmijët kanë nevojë për plazh”.

Ndryshe nga vite të shkuara në vijën bregdetare është reduktuar numri i bizneseve duke i lënë më shumë vend hapësirave publike.

/Ora News.

Lajme të tjera

Sherr mes pesë personave në një lokal Durrës/ Babë e bir plagosin 25-vjeçarin, arrestohet babai, shpallet në kërkim djali

Një konflikt mes pesë personave ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Durrës. Policia njofton se tre shtetas, vëllezër me njëri-tjetrin...

Akuza për vrasje, trafik droge dhe prostitucion, SPAK çon për gjykim dosjen për Xhevdet Plakun dhe të tjerët

SPAK ka përfunduar gjykimin për të pandehurit Rexhep Rapi, Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermeni, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi...

E rëndë në Elbasan! 9-vjeçari plagos me thikë një 13 vjeçar

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Komisariati i Policisë Peqin kapi dhe ndaloi shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Peqin, pasi Gjykata e Tiranës i...

Aksident me v*ekje në Kukës

KUKËS-Një aksident me vdekje ka ndodhur në Kukës. Sipas policisë, një 27-vjeçar nga Kosova duke drejtuar automjetin ka përplasur një këmbësor, rreth 60 vjeç,...

Kundër shembjes së banesave për projektin Thumanë-Kashar, 6 familje marrin vendimin ekstrem, hipin në tarracë dhe kërcënojnë se do të…

Teksa sot është njoftuar se do t’u shemben banesat, 6 familje, në përbërje 32 persona, janë duke protestuar dhe kundërshtuar vendimin, pasi pronat e...

Dalin pamjet nga ngjarja e rëndë në Durrës, 40-vjeçari i qetë me cigare në dorë/ Xhami dhe muri i bërë “shoshë” nga plumbat, shikoni...

40-vjeçari Aleks Marku ra në prangat e policisë këtë të mërkurë, pasi mbante peng dy fëmijët e tij në një banesë me qira në...