Nga sot, udhëtarët në Shqipëri futen pa certifikatë vaksinimi apo test

0
92

Kur kanë kaluar dy vite nga rastet e para zyrtare me Covid, edhe Shqipëria futet në shtetet që kanë lehtësuar masat për koronavirusin.

Madje turistët që do të hyjnë në Shqipëri në sezonin veror do të gjejnë masa lehtësuese.

Me 26 prill, Komiteti Teknik i Ekspertëve deklaroi heqjen e masave mbrojtëse madje dhe lejimi i jetës së natës.

Ndërkohë nga sot të gjithë udhëtarët që futen në Shqipëri nuk do të kenë nevojë të paraqesin në pikat kufitare dokument vaksinimi për Sars Cov2, dokument të testimit negativ për infeksionin Sars Cov2 apo certifikatë shërimi nga ky infeksion për të gjithë shtetasit.

Pavarësisht heqjes së regjimit të pandemisë, ekspertët këmbëngulin në vaksinimin e popullatës madje dhe duke sanksionuar dozën e  katërt.