Ngjarje të çuditshme në Skoci/ Vritet një grua në parkingun e spitalit ku punonte, të bijën ia qëllojnë 20 minuta më vonë disa km më larg

0
194

Nënë  e bijë u goditën me thikë dhe si pasojë gjetën vdekjen. Emma Robertson Coupland, 39 vjeçe dhe nënë e katër vajzave, e cila punonte në shëndetësi, u sulmua dhe u godit me thikë në parkingun e e spitalit Crosshouse të Kilmamock. Ajo gjeti vdekjen e menjëhershme.

Rreth 20 minuta më vonë, dy milje më larg vajza e Emës, Nicole Anderson, 24 vjeçe, u vra me thikë në një rrugë në qendër te qytetit. Një 40-vjeçar vdiq në një aksident në C50 menjëherë pas kësaj. Policia skoceze tha se oficerët nuk po kërkojnë askënd tjetër në lidhje me 3 vdekjet dhe nuk ka asnjë “kërcënim më të gjerë” për komunitetin. Vajza u dërgua me urgjencë në spitalin ku punonte e ema dhe aty vdiq.

Një nga vajzat e tjera të Emës ka shkruar në Facebook:

” Jeta nuk do të jetë kurrë e njëjtë pa to. Jam shkatërruar plotësisht. Zoti im, kjo nuk mund të ndodhë. Të lutem më thuaj që po ëndërroj”.

Fax