Ka nisur në Apel seanca gjyqësore sa i takon vulës së PD. Grupi i Berishës përfaqësohet në seancë nga Ivi Kaso dhe Çlirim Gjata.
Ivi Kaso ka kërkuar që të asistohet nga Bylykbashi në seancë dhe po ashtu praninë e medias.
Kaso: “Kerkojmë qe gjykata te deklarojë mos pranim ankimimi, pasi pala nuk legjitimohet. Vlerësojmë që vendimi i mospranimit të ankimimit te deklarohet nga gjykata tani sipas një kërkese paraprake.
Ndërkohë opozita do të protestojë sot në orën 12:00 dhe ka thënë se tubimi nuk ka lidhje me vendimin e gjykatës por me Edi Ramën.