Nis në Apel seanca për vulën e PD, Ivi Kaso kërkon praninë e mediave: Ankimimi është paraqitur nga një palë jolegjitime

0
58

Ka nisur në Apel seanca gjyqësore sa i takon vulës së PD. Grupi i Berishës përfaqësohet në seancë nga Ivi Kaso dhe Çlirim Gjata.

Ivi Kaso ka kërkuar që të asistohet nga Bylykbashi në seancë dhe po ashtu praninë e medias.

Kaso: “Kerkojmë qe gjykata te deklarojë mos pranim ankimimi, pasi pala nuk legjitimohet. Vlerësojmë që vendimi i mospranimit të ankimimit te deklarohet nga gjykata tani sipas një kërkese paraprake.

Ndërkohë opozita do të protestojë sot në orën 12:00 dhe ka thënë se tubimi nuk ka lidhje me vendimin e gjykatës por me Edi Ramën.