Një film për ikonën e muzikës, mbi jetën dhe karrierën e Whitney Houston

0
211

Një film mbi jetën dhe karrierën e një prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore, Whitney Huston do vijë së shpejti për publikun. Bashkëpunëtori shumëvjeçar i saj, Clive Davis njoftoi pak kohë më parë se po punon për të sjellë një projekt kushtuar mbretëreshës së muzikës me regji Stella Meghie.

Por, së fundmi në një intervistë televizive, ai dha detaje mbi këtë projekt, për të cilin është bërë bashkë me skenaristin e filmit “Bohemian Rapsody”, Anthony McCarten. Filmi raportohet se do të përmbajë regjistrimet origjinale të Houston.

Whitney Houston missing 11 teeth at time of death | Buzz

“Unë kam një mision këtu. Duhet të siguroj që imazhi i plotë i Whitney Houston të tregohet në film, që është i pasur me muzikë dhe tregon gjenialitetin e saj si dhe më shumë nga karakteri i saj nga çfarë kemi parë deri më sot.”, tha Davis. /abcnews.al/