Një i arrestuar, një në kërkim dhe pesë të proceduar nga Policia, për protestën në Divjakë

0
62

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia, për protestën e ndodhur dje në Divjakë. Ata akuzohen se kanë kryer veprime të dhunshme dhe kanë thyer kabinën private të vendosur për traun me pagesë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 33 vjeç, banues në Xeng, Divjakë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi S. K., 40 vjeç, banues në Xeng, Divjakë, pasi gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, në Divjakë, kanë kryer veprime të dhunshme dhe si pasojë kanë thyer kabinën e vendosur në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës”, thotë Policia.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. Sh., J. M., N. Gj., D. P. dhe L. Gj, vijon njoftimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.