Njëri i bën rreshtore tjetri i shet tek i pari! Këto janë alernativat e 14 majit.

0
82

Nga Erion Murataj

Mësova për një denoncim të kandidatit të rithemelimit mbi përdorimin barbar që pushteti i bën nënpunësve për të bërë like e share propagande.
Por me zgjati pak gëzimi.
Gjoja shpresa përball pushtetit në 14 maj i kish çuar si preh denoncuesin gjoja kundërshtarit të tij, të cilit i kish zbuluar identitetin e denoncuesit .
Neveri dhe keqardhje kjo ishte ajo që ndjeva.
Neveri se janë bashkë kundër atyre që shpresojnë. Keqardhje se me shumë mundesi ai fatkeq që besoi se mund ti shërbente Elbasanit duke i hapur syte mbi përdorimin e administratës si PR do i kthente shpresën tek alternativa e sfidantit .
Nesër e në vijim ai burrë do të përballet ndoshta me shkarkimin si tradhtarë i partisë.
Por dhimbje ndjeva kur me pafytyrsi politika e sherrnajes së opozitës u sul me falanga akuzash ndaj medias që bëri transparencë.
Pasi e lançuan denoncuesin paturpësisht dhe ja servirën për ta shqyer bashkë-ortakut që gjoja e kanë kundërshtarë mohuan dhe fshinë paturpësisht për t’u jistifikuar me mashtrim para medias duke shantazuar këtë të fundit.
Zanati i vjeter i mashtrimit nga një nga sekretaret e rithemelimit në Elbasan ku shprehja mashtro e linço se diçka ngelet ishte kali i betejes me të vërteten që i nxori lakuriq .
E nëse kuptoj i neveritur urdhërin nepotik të bashkisë mbi administratën si një traditë e shpifur 32 -vjeçare e kam të pamundur të kuptoj sfidantet e rithemelimit .
Si bashkpuntorë e spiun sigurimi linçuan atë që i informoi mbi krimin moral që bënte partia.
Nëse kjo është tabloja e 14 majit votoni kë të doni. Në fund e hani po ju që i votoni 😉