“Njeriu i dhimbjeve”, një pikturë e mjeshtrit italian Sandro Botticelli pritet të dalë në shitje në Ankand nga “Sotheby’s” më 27 janar, duke nisur nga 40 milionë dollarë.

Piktura ende nuk është studiuar gjerësisht, pasi ka qenë në duart e privatëve që nga shekulli i 19-të. Por analiza teknike e ndërmarrë nga shtëpia e ankandeve ka zbuluar një imazh intrigues të Shën Mërisë dhe një fëmije, nën shtresat e bojës.

Pra, bëhët fjalë për një kompozim të mëparshëm që qëndron poshtë imazhit të dukshëm. Chris Apostle, studiues i pikturave të Mjeshtrit të Vjetër në “Sotheby’s” në Nju Jork, i cili ka pasur mundësinë të peshojë në thellësi figurën, beson se ajo është një kompozim i braktisur.

Aty zbulohet Shën Mëria që mbështet kokën e foshnjës Krisht në faqen e saj. Tiparet e fytyrës, veçanërisht hunda, sytë dhe goja e qeshur, të cilat ai i identifikon se i përkasin Fëmijës së Krishtit, janë shumë të dukshme në imazhin infra të kuqe, nëse rrotullohen me kokë poshtë.

Pra, a është e pazakontë të gjesh një vizatim të tillë? Apostle thotë se ai ka hasur një të tillë edhe më parë.

“Tabloja ishte një mall i vlefshëm në Rilindje,” shpjegoi ai, “kështu që këtë vepër arti të ndërprerë, Botticelli vendosi ta përdorë për një kompozim të jashtëzakonshëm, i cili pasqyron ankthin fetar gjysmëmijëvjeçar të Italisë në këtë kohë.

Vepra e re daton paraprakisht rreth vitit 1500, kur parashikimet e apokalipsit dhe shpresat për shpëtimin personal kishin arritur një nivel të veçantë intensiteti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu