“Njeriu ujk” në malet e Gjermanisë

0
50

Dy alpiniste kanë fotografuar një njeri, i cili dyshohet se ka jetuar të paktën 5 vitet e fundit në malet Harz në Gjermaninë qendrore.

Lajmi është raportuar nga media gjermane, “Bild”, e cila ka shpërndarë edhe një foto me mbishkrimin “Njeriu ujk” në malet e Gjermanisë. Alpinistet janë shprehur se e kanë parë burrin thuajse lakuriq duke mbajtur një shtizë druri në duar pranë një kështjelle të rrënuar.

Gina Weiss, 31 vjeç dhe shoqja e saj Tobi, 38 vjeç, po ecnin në Blankenburg dhe ndërsa muzgu ra mbrëmjen e së martës, ato u ballafaquan me “njeriun ujk”. “Kur arritëm në shpellat e rërës pamë njeriun ujk me shtizë në krahë. Ai dukej i palarë, sikur vinte nga librat e historisë”, u shprehën vajzat.

Autoritetet gjermane janë shprehur se kanë marrë raporte të shumta gjatë 5 viteve të fundit për një njeri që jeton mes pyjeve në Blankenburg.